TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar partitë e vogla opozitare në vend, duke u shprehur se janë “farë e keqe që polli LSI-në”, ndërsa shtoi se nuk duhet lënë që të mbijnë.
“Ju e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare”, theksoi Kryeministri.
Ai shtoi se partitë e vogla s’kanë asnjë ofertë, duke i krahasuar me PD-së dhe Sali Berishën.
Rama u shpreh se “kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru, në tru janë të tërë bufa të vegjël”.
“Duhet futur Shqipëria në BE, na ka hapur derën. Ajo është një shtëpi të pasurish, dera hapet kur u intereson atyre.
I keni dëgjuar ata gjoja partitë e reja çfarë thonë ‘po na ra ne rasti, dhe nëse na japin votat shqiptarët për të mos lënë të bëhet qeveri do shkojmë në zgjedhje të parakohshme’. A ju kujton ndonjë gjë kjo? Ata që merren me bujqësi e dinë shumë mirë se çfarë është fara e keqe dhe është ajo farë e keqe që polli të ndjerën LSI. Ju e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare. Sepse s’kanë asnjë ofertë, asgjë të re, po atë gjuhë të kënetës, sharjet e akuzat e kënetës. Këneta ka një buf të mbaruar që i fiken llambat në çdo 3 fjali, kurse ata kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru. Në tru janë të tërë bufa të vegjël”, tha Rama.