AKTUALITET, 3 Maj 2025, 11:24

"Rama të dalë në debat me doktor Berishën!", Tomor Alizoti nuk ndalet: Po deshi edhe me mua, se kam qejf ta ha të gjallë

"Rama të dalë në debat me doktor Berishën!", Tomor

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dalë në debat publik me kryedemokratin Sali Berisha.

“Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë”, u shpreh Tomor Alizoti.

Deputeti demokrat iu drejtua socialistëve, referuar Ramës, duke thënë që “ai e ka në gjenetikë, e ka të trashëguar që i ha shokët e vet, do ju hajë edhe juve”.

“Ka edhe një lloj xhelozie ndërmjet dashurisë se meje me doktorin, që kam thënë hajde doktor se të kanë frikë. Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu”, u shpreh ai.

"Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet, ja ku e ka doktorin, kryetarin e partisë le të dali në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë. Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit mister bifteku po t'i hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai. Na ishte mërzitur edhe një nga intelektualët më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla, ishte shqetësuar edhe ai për nivelin e bisedës. E kuptoni sa qesharakë dhe njëkohësisht sa frikacakë janë. Sepse kanë një armatë si Kinostudio dikur, je jemi bio, të djathë me shpirt, i duam përballjet", tha Alizoti.