TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur këtë të mërkurë në bodrumin e një pallati në Yzberisht.
Mësohet se foshnjes i është ofruar ndihma e parë dhe është transportuar me automjetin e Policisë në spital.
“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.
Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.