AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 11:32

Tedi Blushi denoncon sërish braktisjen e invalides nga bashkia e Tiranës: Cinizëm kriminal i shërbimit zjarrfikës, do ta "shpëtojnë" kur ta vrasë uji

Tedi Blushi denoncon sërish braktisjen e invalides nga bashkia e

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, reagoi sërish për gjendjen e rëndë të invalides Shpresa Spahiu, banesa e të cilës është përmbytur nga reshjet e shumta të ditëve të fundit. Ai denoncoi se zonja e pamundur ka lajmëruar për ndihmë për të disatën herë shërbimin zjarrfikës për t'i larguar ujin, por përgjigjia që ka marrë është se nuk ndërhyjmë dot pa të shkuar uji 5 metra në shtëpi. "Ky është "shërbimi" që ofrojnë sot strukturat e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, sidomos ndaj një zonje në karrocë invalidi që jeton e vetmuar: Do të "shpëtojmë" kur të jesh mbytur!"-shkruan Blushi.

Reagimi i Blushit

Cinizmi kriminal i shërbimit zjarrfikës të Tiranës për invaliden në karrocë: Do të "shpëtojmë" kur uji të të vrasë!
Zonja me nevoja të veçanta, Shpresa Spahiu prej ditësh jeton e përmbytur nga uji.
Këtë mëngjes situata në garazhdin përdhes ku banon në Njësinë Nr.9 është përkeqësuar sërish, pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë drejtuar Bashkisë së Tiranës, që e ka braktisur në mëshirë të fatit, duke i vënë në rrezik serioz jetën.
Sot u njoftova sërish prej saj se e ka lajmëruar për ndihmë për të disatën herë shërbimin zjarrfikës për t'i larguar ujin, por përgjigjia që ka marrë është se nuk ndërhyjmë dot pa të shkuar uji 5 metra në shtëpi.
Ky është "shërbimi" që ofrojnë sot strukturat e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, sidomos ndaj një zonje në karrocë invalidi që jeton e vetmuar: Do të "shpëtojmë" kur të jesh mbytur!
Kjo sjellje çnjerëzore dhe kriminale, shpërdorim i pastër detyre, meriton një orë e më parë reagimin më të ashpër nga drejtësia, që fatkeqësisht hesht dhe mbyll sytë, duke u bërë palë me këta kriminelë me kostum dhe kollare.
Heshtja e Prokurorisë është bashkëfajësi!
Shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Tiranës, sidomos e personave me aftësi të kufizuar duhet të jetë prioritet absolut!
Në video: Situata e sotme në garazhdin përdhes të përshtatur si banesë ku jeton znj.Shpresa Spahiu!