AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 12:55

AKU bllokon dhe gjobit subjektin në Kamëz, për tregtim të ushqimit të pasigurt

AKU bllokon dhe gjobit subjektin në Kamëz, për tregtim të

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer kontroll në një subjekt me aktivitet “Njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, ku është konstatuar se, subjekti nuk kishte zbatuar detyrat e lëna nga kontrolli i mëparshëm, nga i cili subjekti, për disa shkelje të legjislacionit në fuqi, i është vendosur masa administrative me “gjobë” në vlerën e 900’000 lekëve, duke vijuar me tregtimin e produkteve ushqimore dhe prishur shenjat dalluese të vendosura për ndërprerjen e aktivitetit.

Për sa më sipër për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese ka rivënë sërish masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit dhe për këtë arsye ka vendosur edhe masën administrative me “gjobë” në vlerën e 100’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjoba ne total 1 milion te reja dhe referim ne prokurori si dhe bllokim aktiviteti.