AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 11:38

“Dëshmitë dhe kallëzimet e rreme janë bërë modë", Meta pas marrjes në pyetje nga SPAK: Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet

“Dëshmitë dhe kallëzimet e rreme janë bërë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas daljes nga SPAK pas gati 2 orësh marrje në pyetje për çështjen CEZ-DIA, ka deklaruar se nuk ka ndëmarrë asnjë akt apo vendim në interes të askujt.

Meta: “Nuk kam asnjë interes për dëshmitë që ka SPAK, është detyra e tij të hetojë, jetojnë në kohë kur dëshmitë dhe kallëzuesit e rreme janë bërë në modë. Kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet, që nga ai i inceneratorit dhe skandalet e tjera. Jam këtu dhe do jem transparent për aktet që kam marrë në të kaluarën.

Asnjë akt dhe vendim nga Ilir Meta në interes të askujt."