AKTUALITET, 8 Nëntor 2023, 11:00

Kompleksi "Partizani"/ Kërkoi shuarje të masës së sigurisë, nis seanca në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

Kompleksi "Partizani"/ Kërkoi shuarje të masës së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk është paraqitur as ditën e sotme në seancën e GJKKO që ka nisur në orën 10:00 të mëngjesit. Kryedemokrati ka kërkuar shuarjen e masës “detyrim paraqitje” të marrë nga GJKKO për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën Berisha është nën hetim.

Në seancë janë të pranishëm avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, të cilët kërkojnë shuarjen e masës "detyrim paraqitje" me arsyetimin se nuk janë respektuar afatet ligjore për marrjen e këtij vendimi. 

Kërkesa e Berishës do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, për të cilën ish-kryeministri pati kërkuar të përjashtohej nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.