AKTUALITET, 26 Shkurt 2022, 15:55

Autorizimi i 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën/ Yuri Kim: Më shumë se 1 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën!

Autorizimi i 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake për

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në një postim në Twitter, pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken autorizoi një ndihmë shtesë ushtarake prej 350 milionë Dollarë për Ukrainën.

“Kjo e çon vlerën totale të ndihmës amerikane për sigurinë e dhënë Ukrainës gjatë vitit të kaluar në më shumë se 1 miliard dollarë.

Kjo paketë do të përfshijë ndihmë të mëtejshme me mjete mbrojtëse për të ndihmuar Ukrainën të trajtojë kërcënimet me të cilat po përballet tani”, shkruan Yuri Kim.