AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 08:30

Gjendet e mbytur e moshuara në Liqenin e Pogradecit, dyshimet e para

Gjendet e mbytur e moshuara në Liqenin e Pogradecit, dyshimet e para

Një e moshuar është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në liqenin e Pogradecit.

Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Tashmë grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, në liqenin e Pogradecit, është gjetur dyshohet e vetëmbytur një shtetase mbi 70 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.