TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Konfiskohen një objekt dy katësh në pronësi të Arjan Kamanit në Cërrik, i dënuar për ushtrim prostitucioni në Bruksel të Belgjikës. Bëhet fjalë për një hotel, bar dhe restorant në Malasej të Cërrikut.
Sipas Prokurorisë së Elbasanit, Arjan Kamani nuk justifikonte pasuritë dhe dyshohet se i ka përftuar nga aktiviteti kriminal. Kamani rezulton i dënuar me 5 vite burg në Bruksel, si dhe me një gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me të tjerë shqiptarë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan konfiskohet pasuria: hotel, bar e restorant e shtetasit A.K., i dënuar në Belgjikë për ‘Ushtrim prostitucioni’
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskua pasuria e shtetasit A.K. i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.
Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgikm si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.
Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë.