TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt i cili tha se ka pasur anëtarë të PD zyrtare që janë afruar me partinë e Ilir Metës gjatë zgjedhjeve.
Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë, Korreshi u shpreh se çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra.
“Ne jemi shpallur njëherë kulakë para 90-s. Ne jemi duke verifikuar dhe duke parë gjendjen si mund të bëhet një tjetër këshill kombëtar.
Aty të mbyllim derën derisa të dalë tymi i bardhë. Të mos na japin as bukë as ujë. Të qëndrojmë derisa të bashkohet PD-ja.
Ka qenë rreckë e grisur keq shumë. Kjo është e grisur tani. Unë dhe baza, anëtarët e këshillit kombëtar që unë njoh në Lushnje kanë votuar për PD zyrtare. Çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra. Nuk mund të përdhosë të gjithë anëtarët e këshillit kombëtar duke thënë se kanë shkuar te Meta. Mos të na bëjnë pjesë të farsës”, tha Korreshi.
Ai u pyet nga gazetarët se cili do të jetë hapi i deputetëve që nuk janë në asnjë grupi në PD, duke u përgjigjur me nota humori se kanë edhe një opsion rezervë për të shitur shalqinj.
“Ideja është që është edhe opsioni për të shitur shalqinj. Demokratët duhet të dinë se kjo po bëhet për ta por për karriget e secilit.
Tani që të mbash një vit e gjysmë karrigen dhe të bësh s ii djegur për Partinë Demokratike nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, deklaroi ai.