AKTUALITET, 22 Qershor 2023, 11:24

“Boksieri muxhahedin”, Ben Blushi poston pamjet brenda kampit të MEK

“Boksieri muxhahedin”, Ben Blushi poston pamjet brenda kampit

Gazetari Ben Blushi, në një status në rrjetet sociale, tha se disa muaj më parë kishte qenë në kampin e muxhahedinëve në Manëz, aty ku policia ndërhyri dy ditë më parë për të sekuestruar pajisje elektronike, pas kërkesës së SPAK-ut.

Blushi solli pamjen e njërit prej muxhahedinëve që pozoi për të gjatë një senace boksi në palestrën e kampit.

Statusi

Disa muaj më parë isha në kampin e muxhahedinëve në afërsi të Tiranës, për të fotografuar se si jetojnë, si punojnë dhe si stërviten, anëtarët e opozitës iraniane.

Me këtë rast po botoj foton e njërit prej tyre që pozoi për mua gjatë një seance boksi.