AKTUALITET, 8 Mars 2023, 09:24

Shpërthimi me tritol në marketin në Kamëz, pronarët: Nuk kemi konflikte, nuk di kush është autor

Shpërthimi me tritol në marketin në Kamëz, pronarët:

Mbrëmjen e djeshme, qytetarët në rrugën 'Demokracia' në Kamëz u tronditën nga shpërthimi me tritol në një market.

Biznesi rezulton të jetë në pronësi të djalit të ish presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarrit e ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

Pronarët e marketit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes. Autori dallohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi.

"Nuk kemi konflikte, nuk di kush është autor"

Naim Qarri ka qenë pre e shpërthimeve me tritol edhe më herët. Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’.