AKTUALITET, 6 Maj 2022, 21:20

Kadilli: Nuk votova Palokën për kreun e Këshillit Kombëtar, ja arsyeja

 

Kadilli: Nuk votova Palokën për kreun e Këshillit Kombëtar,

Fatbardh Kadilli, kandidat për kreun e PD në zgjedhjet e zhvilluara në qershor të 2021 përballë Lulzim Bashës, i pranishëm në emisionin “Zonë e Lirë” tha se pozicionin që ka zgjedhur nuk do e ndryshojë, pavarësisht nëse dëgjohet ose jo.

Kadilli u shpreh se nuk do të marrë funksione ekzekutive në PD.

“Jam i votuar nga delegatët për Këshillin Kombëtar. Sot ne votuam për kryetarin e Këshillit Kombëtar. Edi Paloka ka deklaruar hapur se ka futur duart në procesin zgjedhor në qershor 2021 dhe unë kam votuar për kandidaturën e zonjës Qirici”, tha Kadilli. Ai shtoi se sot po prodhojmë atë PD që ka qenë edhe më parë.