TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, e cilësoi fushatën e kandidatëve të opozitës si të udhëhequr prej tyre dhe jo nga lideri, siç e etiketoi fushatën e PS-së.
Por, për analistin Neritan Sejamini, kandidatët e opozitës nuk kuptohet se kujt i drejtohen dhe çfarë kërkojnë, ndërsa fushata e Ramës përputhet me qëllimin e tij.
Biseda në studio:
Sejamini: Nëse fushata që bën zoti Rama, përputhet me qëllimin e tij, fushata e opozitës është e shpërqendruar. Nëse po flasim për nevojë politike për të treguar ndryshimin e autokracisë, fushata nuk e reflekton këtë. Fushata e Tiranës, përshembull, lë shumë për të dëshiruar. Nuk kuptohet se kujt i drejtohen dhe çfarë kërkojnë. Fushata e Ramës është banale, por është efikase. Fushata e opozitës nuk përputhet.
Berisha: Fushata jonë, ka fushatë të kandidatëve të përqendruar te qytetari dhe e thonë haptas. Kur i thërrisni, ata thonë merremi me qytetarin dhe jo me politikë. Kështu duhet të jetë. Fushatën po e udhëheqin kandidatët. Flamur është bërë Tirana nëpërmjet Belind Këlliçit. Sot diskursi është programi i ofruar nga Këlliçi dhe nuk është zorra e Edi Ramës, as edhe lopata e tij. U dogjën pyjet orbitale dhe vertikale të Erion Velisë.
Fushata lokale udhëhiqet nga Tirana. Të gjithë qeveritarët vendorë, nuk shohin liderin, por kandidatin e Tiranës. Në këtë kontekst, fushatën po e udhëheq Tirana.