TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, "parashikoi" bashkitë që do të fitojë opozita, duke bërë paralelizimin mes bashkisë së Shkodrës dhe të Tiranës. Duke iu përgjigjur analistit Lorenc Vangjeli për projektin e drejtimit të Tiranës, Berisha tregoi Shkodrën që e drejton opozita, duke thënë se ajo përdor gati një të tretën e fondit për rroga, ndërsa bashkia e Tiranës dyfishin.
Biseda në studio:
Vangjeli: Doktor, fushata juaj, përfshirë edhe Tiranën, është fushatë që mohon.
Berisha: Kryevepër! Pse thoni mohon?
Vangjeli: Çfarë garancish keni për kandidatin tuaj dhe ekipin e tij?
Berisha: Një bashki kemi patur ne, Shkodrën. Ajo përdor 31 për qind të buxhetit për rroga. Erion Veliaj përdor 61 për qind të buxhetit për rroga dhe kjo përbën një diferencë shumë të madhe.
Vangjeli: Kjo nuk është e vërtetë.
Berisha: Shumë e vërtetë! Pse i beson atij për 40 shkollat? E vërteta është se kryetari i bashkisë së Shkodrës nuk e ka këshillin bashkiak me vete se e dëgjoj këtë Lal Betonin që thotë pse Shkodra nuk e bën falas transportin urban, sepse nuk bëhen vendimet, duke falsifikuar vendimet, siç ka bërë Veliaj.
Këta sjellin një platformë që premton taksa të ulëta. Nuk mund të mbash taksë antikushtetuese, kryetar bashkie që vendos taksë arsimi, kur arsimi është falas dhe kryeministri nuk i thotë një fjalë.
Dhe ku janë 42 milionë euro që u mblodhën? U vodhën. Shkolla nga 700 mijë euro shkon 4 milionë.