AKTUALITET, 27 Prill 2023, 22:52

"Nuk fitoni dot në sistemin e Ramës, si do t'ja bëni?"/ Abilekaj pyet Berishën për zgjedhjet

"Nuk fitoni dot në sistemin e Ramës, si do t'ja

Analisti Enton Abilekaj ka pyetur Sali Berishën për zgjedhjet lokale dhe faktin që pushteti po përdor të gjithë mjetet për të ndikuar këto zgjedhje, duke i pamundësuar opozitës fitoren. 

Berisha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se opozita "nuk i lëshon zgjedhjet", pa e sqaruar se çfarë hapash do të ndërmarrë koalicioni "Bashkë Fitojmë", nëse humbet dhe konstaton parregullësi. 

Pjesë nga biseda: 

Enton Abilekaj: Kemi sistem të krijuar nga Rama dhe brenda këtij sistemi ju nuk gjeni fitore. Meta thoshte do ta gjejmë brenda zgjedhjeve, ju thoshit duhet rervolucion. Ju brenda mekanizmit të Ramës nuk gjeni dot fitore. Si do tja bëni? Ju nuk keni numërues, nuk keni komisionerë, nuk keni fonde, nuk keni kohë televizive. Kjo krijon sistem mbytës. Edi Rama nuk bën zgjedhje.

Sali Berisha: Këto janë të vërteta. Mi kanë marrë njëherë zgjedhjet, kam patur gjithë botën kundër dhe kam fituar. Nuk lëshoj zgjedhje unë! Mi morën siç the ti dhe i përmbysa. I kemi patur të gjithë kundër. Nuk kam unë pengesë fare.

Enton Abilekaj: Nuk kemi dëgjuar vëzhguesit e OSBE për numëruesit. As ambasdat.

Sali Berisha: OSBE nuk e ka praktikë. Por guvernatorja jo, sepse duartroket gjithçka.