AKTUALITET, 27 Prill 2023, 20:19

Gruaja bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit, transportohet me urgjencë në spitalin e Fierit

Gruaja bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit, transportohet me

Një 54-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime se shtetasja me inicialet T. B., ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit.

Gruaja aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.