TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama kujtoi ditën e sotme ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa bëri një deklaratë plot ironi, duke shtuar se e kishte marrë malli për të. Teksa zhvilloi sot një takim me gra dhe vajza në qytetin e Elbasanit ai përmendi edhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, duke i vënë nofkën ‘Lulushi’.
Rama tha se Basha ishte më i vërtetë dhe më serioz se Boçi.
"Më besoni që unë mendoja që Basha ishte kulmi i artistit që të rreh edhe kur e pyet sa ishte ora, por Luli është shumë më i vërtetë dhe më serioz se sa “lulushi” që keni ju këtu. Unë nuk besoj se në historinë e zgjedhjeve ka pasur ndonjë kandidat që e ka nisur me një skenë filmi. Ai i cili do të sillte 400 milion euro këtu në Elbasan dhe një konsulent dhe firmosi marrëveshjen, dhe aty thuhet kryetari i ri i Bashkisë, një post që nuk ekziston.
Më e bukura është se asnjëri nuk është kryetari dhe as tjetri nuk është konsulenti, të dy gënjejnë. Është artist më heq mallin e Lulit, hapi i dyti është Elbasani është një qendër xhirimi, do të bëjmë për të xhiruar skena filmi, do ta bëjë Elbasanin Kinostudio. Do u drejtohem grave dhe vajzave të Elbasan që janë nëpër shtëpitë e të djathtëve të Elbasanit, si mund t’i lejoni burrat tuaj të dalin nga shtëpia në datën 14 dhe të votojnë një njeri që thotë do e bëjmë Elbasanin shesh xhirimi dhe “Like Floririt”. Këta e duan Elbasanit për ta marrë peng politikisht, për t’i rezistuar drejtësisë”, -tha Rama.