TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Që prej ditëve të para të muajt gusht ka pasur një fluks të lartë automjetesh në rrugët e qytetit të Lezhës duke krijuar kaos në lëvizje edhe për zonat turistike.
Kthimi i emigranteve për pushime verore pranë familjeve të tyre dhe sezoni turistik, ka shtuar fluksin e automjeteve, duke sjell trafik të rënduar e shpesh here bllokim total të qarkullimit rrugor sidomos në rrugët e qytetit.
Situata më problematike paraqitet në superstradën Milot-Balldre, rrugët drejt zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales si dhe rrugët e brendshme të qytetit të Lezhës.
Trafiku i rënduar është një problematikë e vazhdueshme në Lezhë çdo sezon veror, ku fluksi i automjeteve 10 fishohet kryesisht përgjatë muajit gusht. Ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të përdorin rrugët dytësore për të shmangur trafikun e rënduar.
Për ata të cilët duan të udhëtojnë drejt Shkodrës këshillohet të përdoret dalja nga qytetit përmes urës së vjetër të Lezhës, e pushues të cilët zgjedhin plazhin e Kunes si destinacion këshillohet dalja nga rruga Kune-Hidrovor. Policia rrugore këshillon përdorimin sa më pak të automjetit për lëvizjet brënda qytetit duke shmangur kështu trafikun e renduar i cili pritet të jetë prezent deri në javët e fundit të muajt gusht.