TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një atentat me dy të vrarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në zonën e Kalamatës në Greqi.
Burime policore bëjnë me dije se njëri prej viktimave është shtetas grek dhe pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja 70 vjeç, tjetri shqiptar rreth 50 i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30 të së dielës sipas orës lokale ne një kamping në vendin e quajtur Finikunda në afërsi të Kalamatës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy viktimat janë qëlluar me armë automatike.
Mediat lokale shkruajnë se një sulmues i panjohur hyri në recepsionin e kampingut dhe qëlloi 70-vjeçarin, i cili ndodhej aty në atë kohë, duke e plagosur për vdekje.
Krimi ndodhi në sy të 55-vjeçarit, i cili u përpoq të arratisej, ku sulmuesi i panjohur qëlloi edhe atë, duke e vrarë.
Menjëherë më pas, autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia u njoftua nga fqinjët dhe gjeti incidentin tronditës, me dy burrat e vdekur dhe të mbuluar me gjak në recepsion.
Besohet se arma e autorit të krimit ishte një pushkë gjahu.
Oficerët e policisë së nëndrejtorit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Messinia po mbledhin të gjitha provat për të arritur te autori i krimit të dyfishtë, ndërsa sipas informacioneve duket se autori dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa duket se sipas informacioneve ekskluzive nga MessiniaLive, pak kohë më parë, në verë, mes tyre kishte ndodhur një incident i rëndë, por pa asnjë pasojë.