TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot Ministria e Mbrojtjes njoftoi se për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit ka mbërritur nga Greqia edhe një avion Canadair CL 415.
Sipas ministrisë, ekspertet vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore sipas saj mbetet puna e forcave në terren.
Ndërkohë aktualisht zonës po i bëhet një krehje për të parë se ku ndodhet vatrat e zjarrit.
Nga pamjet shihet se pavarësisht se u ofruar ndihma me avion nga Greqia, punëtorët e zjarrfikëseve shihen duke luftuar me mjete primitive, si lopata, degë apo pompa uji qe i mbajnë ne krah.
Më herët gjatë ditës, ministria tha se pas një operacioni prej 48 orësh për vënien në kontroll dhe fikjen e zjarrit në ishullin e Sazanit, ndonëse është bëre e mundur vendosja në kontroll dhe në perimetër u vlerësua e nevojshme ndërhyrja nga ajri.
Për këtë qëllim një avion tip Canadair CL 415 që vjen nga Greqia aktivizohet sot, herët në mëngjes për shuarjen nga ajri të zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair CL 415 do të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.
Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në një terren tejet të vështirë, ku megjithë punën e palodhur të forcave tokësore nuk është arritur të izolohen të gjitha vatrat. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, puna në terren, krijimi i brezit të shpyllëzimit mbeten thelbësore për izolimin total të zjarrit në një zonë të ish-repartit ushtarak.
Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, pas një sërë kontaktesh falenderoi autoritetet atje për përgjigjen në kohë ndaj Shqipërisë.


