TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në tunelin e Murrizit ka pasur fluks të lëvizjes së automjeteve vetëm një ditë pas hapjes së tij për qarkullim.
Tuneli me gjatësi 3.8 kilometra pjesë e rrugës së Arbrit është një segment i rëndësishëm që lidh kryeqytetin me verilindjen. Qytetarët thonë se përfundimi i rrugës së Arbrit dhe hapja e Tunelit të Murrizit shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim.
Po ky segment është një nyje lidhëse edhe me Maqedoninë apo qytetet të tjera të vendit. Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km dhe është pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.