AKTUALITET, 31 Maj 2025, 09:23

FOTO+VIDEO/ I dënuar me 11 vite burg, kapet në Tiranë i shumëkërkuari për vrasje (Emri) 

FOTO+VIDEO/ I dënuar me 11 vite burg, kapet në Tiranë i

Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “END”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim për krime të rënda.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

FOTO+VIDEO/ I dënuar me 11 vite burg, kapet në Tiranë i

Zguro ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë me 11 vite burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 8 vite e 11 muaj për të vuajtur. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Mikel Maruli”, pas një pune të mirëorganizuar dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative nga strukturat e policisë.

Pas kapjes, 43-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për procedurat e mëtejshme ligjore.

FOTO+VIDEO/ I dënuar me 11 vite burg, kapet në Tiranë i

Operacioni “END” është pjesë e aksioneve të vazhdueshme të Policisë së Shtetit për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë dhe për forcimin e sigurisë në komunitet.