TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër turistë të huaj, dy gjermanë dhe dy spanjollë rrezikuan të mbyteshin pasi mbetën të izoluar në Gjirin e Gramës.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Forcës Detare, e cila u ka ardhur në ndihmë turistëve duke i shoqëruar drejt bregut
Ministria e Mbrojtjes:
Forca Detare në veprim – Shpëtohen katër turistë të huaj në Gjirin e Gramës!
Sot, në orën 07:55, pasi morën sinjal për praninë e katër turistëve të izoluar në Gjirin e Gramës, Forca Detare reagoi me shpejtësi. Anija patrulluese P-133 u nis menjëherë drejt vendngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme.
Rreth orës 09:30, anija vendosi kontakt vizual me turistët dhe nisi operacioni i shpëtimit përmes gomones. Në orën 09:45, mjeti lundrues u akostua në breg, ku u identifikuan katër shtetas të huaj – dy gjermanë dhe dy francezë, një mashkull dhe tre femra.
Pasi u sigurua gjendja e tyre shëndetësore, që ishte e qëndrueshme, ata u transportuan në bord dhe u pritën me kujdes e përkujdesje nga efektivët tanë. U ofruan ushqime dhe pije gjatë lundrimit drejt ishullit të Sazanit, ku do të vijojnë të marrin mbështetjen e mëtejshme të nevojshme.
???? Ky është një tjetër shembull i përkushtimit dhe gatishmërisë së Forcës Detare për të qenë gjithmonë aty ku ka nevojë për ndihmë.
???????? Në det, në çdo kohë – për njerëzit, për jetën.