TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Vlorë, për dy ditë do të ketë kufizime të furnizimit me ujë për shkak të punimeve që do të kryhen për Ujësjellësin e ri. Ujësjellës Kanalizimet në rajonin e Vlorës, përmes një njoftimi, bën të ditur se kufizimet do të nisin të martën në orën 09:00 dhe pritet të vazhdojnë deri të mërkurën.
“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton për kufizime të furnizimit me ujë!
Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës. Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të detyruar dhe që i shërben perspektivës së furnizimit me ujë të qytetit nga projekti i ri që aktualisht po zbatohet në Vlorë.”, thuhet në njoftim.