TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuk ka asnjë dyshim që më 11 maj qytetarët do të votojnë me një fletë votimi gjigande. KQZ mblidhet në orën 16:00 për të miratuar fletën e votimit.
Në fletë do të jenë të renditura 11 subjektet zgjedhore dhe secili prej tyre do të këtë të shfaqur 186 emrat e kandidatëve sipas qarqeve. Për rrjedhojë kjo do të sjellë edhe një fletë votimi gjigande, sidomos në Qarkun e Tiranës, ku fleta e votimit do të ketë 539 emra.
Report Tv ka siguruar disa nga modelet e fletëve për qarqet Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër.
Renditja e subjekteve në fletën e votimit:
Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1
Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2
Lëvizja Atdheu - Numri 3
Koalicioni Euroatlantik – Numri 4
Partia Socialiste – Numri 5
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6
Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7
Aleanca Demokracia e Re – Numri 8
Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9
Partia Mundësia - Numri 10
Partia Social Demokrate – Numri 11




