AKTUALITET, 18 Mars 2025, 11:47

Ngjarja e rëndë/ Aksident me vdekje: Makina përplaset me motorin, humb jetën 25-vjeçari

Ngjarja e rëndë/  Aksident me vdekje: Makina përplaset me

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në Bërdicë.

Burime bëjnë me dije se një person që po lëvizte me motor është përplasur me një automjet në aksin Shkodër-Velipojë në Bërdicë.

Për fat të keq nga aksidenti ka mbetur i vrarë 25-vjeçari, Xhevahir Maksuti.

Mësohet se makina ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin.

Ngjarja e rëndë/  Aksident me vdekje: Makina përplaset me