AKTUALITET, 18 Mars 2025, 12:59

Ceremonia/ Linda Rama në homazhet për babanë e Thaçit: Ditë e trishtueshme, e di se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një udhëheqësi

Ceremonia/ Linda Rama në homazhet për babanë e Thaçit:

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit mori pjesë në homazhet për babanë e Hashim Thaçit.

“Erdha këtu për t’i dhënë lamtumiren bacës haxhi. Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty nana Hyrë, jo në këmbë të Edit, por në radhë të parë se e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani e posaçërisht nëna e një politikani.

Në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj të cilës sot i mungojnë dy burra. E di se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja  e një politikani, udhëheqësi, aty ku fryjnë dhe nuk pushojnë erërat e forta", tha Linda Rama.