TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ceremoninë mortore dhe homzhet që po zhvillohen në Kosovë për vdekjen e Haxhi Thaçit, në mungesë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalën djali i tij, Endrit Thaçi.
Endrit Thaçi e nisi fjalën e tij duke falenderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen duke u shprehur se edhe pse Thaçin nuk e lejuan t’i jepte lamtumirën babai, sot në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të politikës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina.
“Të nderuar familjarë dhe miq, faleminderit për ngushëllimet. Në emër të babit ju falenderoj për kujdsin dhe mbështetjen. Shpresa për të takuar babain ishte më e madhe se dhimbja e sëmundjes. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më e hekurt se aktakuza.
Në muajt e fundit priste që babi të hapte derën e spitalit. Për disa muaj nuk u dorëzua dhe u rikthye disa herë në jetë. Në një takim prej 3 orësh, ishin tre orët më me rëndësi të jetës së tij. Një bisedë babë e bir. Të dy kërkonin lirinë e çlirimin. Vdekjen e shpejt të gjyshit e pash në fytyrën e babait kur doli nga spitali.
Gjyshi i mbijetoi të gjitha vuajtjeve që kaluan si popull, por këto 4 vite nuk i mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet.
Siç thoshte shpesh gjyshi, “me vdek pa u korit”. Gjysh as sot nuk jemi korit. Fatkeqësisht babin nuk e lejuan të japë lamtumirën e fundit bashkë me ne sot. Nuk e lejuan tja gjuaj një grusht të dheut të Drenicës mbi varr. Por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina.
Miq e familjarë për ne gjyshi ishte kështjellë e pathyeshme e urtësisë dhe dashurisë. Na mësoi se bashkimi është çelsi i çdo fitoreje.
Personifikimi i këtij bashkimi janë krerët e UÇK në Hagë, le ta ndjekim shembullin e tyre për fitoren e radhës mbi padrejtësinë.
Faleminderit që keni mbështetur familjet e të gjithë atyre që po mbahen në Hagë. Faleminderit për respektin dhe ngushëllimet tuaja. Lamtumirë gjysh, prehu në paqe.“