AKTUALITET, 18 Mars 2025, 12:46

Mungon Hashim Thaçi/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit, Balla, Ruçi dhe ambasadori Malaj bëjnë homazhe e vendosin lule

Mungon Hashim Thaçi/ Ceremonia mortore e babait të ish-presidentit,

Në ceremoninë mortore dhe homzhet që po zhvillohen në Kosovë për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të politikës shqiptare edhe nga partia Socialiste.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, njëkohësisht kreu politik i Diasporës Taulant Balla, i shoqëruar nga ish-kryeparlamentari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Gramoz Ruçi dhe aktori Petrit Malaj, vendosën tufa me lule dhe kurora në homaxhët që zhviluan sot në Skënderaj. Balla me një postim të shkurtër në profilin e tij të rrjetit social Instagram, e shoqëruar me një video, shkruan:

“Skënderaj, Kosovë! Ceremonia mortore në nderim të Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi”.