TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, pretendon se mbledhja e Këshillit Kombëtar ka kuorumin për të vijuar punimet.
Sipas Syri TV, personi që shihni në foto me rreth të kuq, Gentjan Gjonaj, nuk është anëtar i Këshillit Kombëtar. Po kështu, ka raportime që persona të tjerë që nuk janë anëtarë të këtij Këshilli, po marrin pjesë në mbledhje.
Shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar e kanë bojkotuar mbledhjen dhe njohin vendimet e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Bashës dhe ndryshimet e tjera statutore.
Sipas Komisionit që drejton PD, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar, mbledhja e sotme është nul.
