AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 16:01

Nga "varrimi" i mbrëmshëm, gratë demokrate ndryshojnë strategji, sot shfaqen të buzëqeshura në mbledhjen e Bashës

Nga "varrimi" i mbrëmshëm, gratë demokrate

Lulzim Basha, i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka thirrur një mbledhje që thotë se është mbledhje e Këshillit të PD. 

Kjo mbledhje konsiderohet ilegjitime nga Komisioni që drejton PD-në, pas vendimeve të djeshme të Kuvendit Kombëtar, duke e konsideruar Bashën thjesht një deputet të kësaj partie. 

Gjithsesi, në mbledhjen e Bashës, janë paraqitur disa persona, ku bien në sy gratë dhe eksponente të PD, të cilat ndryshe nga mbrëmja e djeshme, ku dukeshin të mërzitura, sikur po merrnin pjesë në një ceremoni mortore, sot shfaqen të buzëqeshura. 

Me sa duket, ekipi i komunikimit të Lulzim Bashës, ka dhënë urdhër që vendimi i Kuvendit Kombëtar të pritet me buzëqeshje. 

FOTO: 

Nga "varrimi" i mbrëmshëm, gratë demokrate

Nga "varrimi" i mbrëmshëm, gratë demokrate

Nga "varrimi" i mbrëmshëm, gratë demokrate