AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 14:12

Përmbytjet në Fier, pesë persona shfaqin probleme shëndetësore, mes tyre dy fëmijë. Transportohen në spital

Përmbytjet në Fier, pesë persona shfaqin probleme

Pesë persona, banorë të zonave të përmbytura në Fier, kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pasi nuk janë ndjerë mirë.

Qytetaret kanë kërkuar ndihmën e urgjencës dhe janë përcjelle për në spitalin e Fierit.

Ekipet mjekësore ndodhen në terren, ndërsa qytetarët kanë telefonuar në numrin 127 për të kërkuar ndihmë.

Dy prej të shoqëruarve janë fëmijë. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë.