TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”.
Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili së bashku me babain e tij Skëndër Lika dhe shtetasin Klajdi Gjexhaj (Beleshi) u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, raporton “Panorama”.
I riu ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarsht në muajin korrik të këtij viti.
Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo o njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzektuar me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz “Audi Q7” në rrugen e vjeter Laç-Mamurras.
Autoret i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij, sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit.