AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 15:48

Kondi braktis mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD: Më trajtuan në mënyrë të paprecedentë, është takim miting

Kondi braktis mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD: Më

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Kondi, ka braktisur mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha, i shkarkuar si kryetar i PD-së, një ditë më parë nga Kuvendi Kombëtar.

"Në respekt të atyre demokratëve që më kanë votuar erdha të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të vërtetojhej kuorumi i nevojshëm gjë e cila nuk u pranua nga Basha.

Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte nga më të paprecedentat. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat në këtë lloj mënyrë unë nuk e kuptoj dot.

Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët", tha për mediat Ilir Kondi.