TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja me nëntë plumba e biznesmenit Edmond Papa me 16 dhjetor në Tiranë.
Gazetari Arsen Rusta ka siguruar edhe foton e automjetit tip “Benz”, i cili ishte një automjet i marrë me qira, me të cilin njëri prej autorëve, Andrew Bode, ka ndjekur lëvizjet e viktimës për një kohë të gjatë.
Ndërkohë vendndodhja e 44-vjeçarit Andrew Bode, i shpallur në kërkim për vrasjen e Papës, mbetet ende mister.

Ndërkohë prej datës 31 dhjetor, pas arrestimit të Albano Velos, i cili dyshohet si organizator i vrasjes së Papës, nuk ka asnjë gjurmë të Andrew Bodes.
Edhe pse zyrtarisht nga sistemi TIMS rezulton se Bode nuk është larguar nga vendi, dyshohet se ky i fundit mund të jetë larguar ilegalisht për t’i shpëtuar policisë.