AKTUALITET, 7 Janar 2023, 15:53

E rëndë në Fier/ 68-vjeçari i jep fund jetës, dyshohet se u vetëvra me armë gjahu

E rëndë në Fier/ 68-vjeçari i jep fund jetës,

Një 68-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia” në Fier, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij, shtetasi S. M., 68 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.