AKTUALITET, 7 Janar 2023, 17:06

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, “BMV”-ja përplaset me ambulancën

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, “BMV”-ja

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet është përplasur me një autoambulancë.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihet nëse autoambulanca po transportonte pacientë.

Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.