AKTUALITET, 7 Janar 2023, 13:03

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryenegociatorja për Bashkimin Evropian: Forcoi mbështetjen për integrimin bazuar mbi merita

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, kryenegociatorja

Kryenegociatorja me Bashkimin Evropian Majlinda Dhuka, gjatë një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, u shpreh se mbajtja e samitit të BE-Ballkani Perëndimor forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit në BE bazuar mbi merita.

“Në vitin 2022 mbështetja unanime e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së duke dhënë dritën jeshile për nisjen e negociatave shënoi një moment histori mbi vendin, Shqipëri ai çeli negociatat mbi bazën e meritës.

Çoi para axhendën e reformave të rëndësishme të vendit. Progresi i dukshëm i Shqipërisë u konfirmuan dhe në raportin e KE-së për Shqipërinë. Struktura institucionale janë forcuar dhe Shqipëria ka bërë qartas progres, sipas raportit të KE-së.

Në 2022 u mbajt në Tiranë për herë të parë samiti i BE- Ballkani Perëndimor, i cili riafirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon me perspektive të qartë Evropiane.

Mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Riafirmoi se BE mbetet partneri më i afërt i yni.

Samiti forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit bazuar mbi merita. U zhvillua dhe u thellua dialogu në të gjitha nivelet”, u shpreh Duka.