AKTUALITET, 7 Janar 2023, 14:24

Dyshohet se vrau të riun nga Kukësi, "Kobra" u dënua 16 herë nga drejtësia në Kosovë për krime të ndryshme

Dyshohet se vrau të riun nga Kukësi, "Kobra" u dënua 16
Dibran Hoxhaj

Dibran Hoxhaj, apo i njohur si ‘Kobra’, rezulton të ketë qenë i dënuar 16 herë nga autoritetet kosovare për disa vepra penale, por shtrohet pyetja se si një person me rrezikshmëri të tillë shoqërore posedonte një armë, me të cilën, orët e para të mëngjesit të 3 janarit, pas një konflikti për faturën në lokalin e tij, ai qëlloi me armë 31-vjeçarin nga Kukësi, Visart Cengu, i cili ndërroi jetë, dhe plagosi në këmbë shokun e tij, Rufgen Shehu.

Avokati nga Kosova, Skënder Musa në një intervistë në Report Tv, ai tha se ka pasur zhvillime saj përket hetimeve të kësaj ngjarjeje. Musa tha po ashtu se veprat penale, për të cilat ka qenë i dënuar Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’, nuk kanë qenë të klasifikuar si vepra të rënda penale, e disa prej tyre kanë qenë të përsëritura, megjithatë, kjo përbën një defekt institucional.

“Janë duke u bërë hetime nga Prokuroria Themelore  dhe departamenti i krimeve të rënda. Policia dhe Prokuroria kanë ecur përpara me zbulimin e çështjes.

Dibran Hoxhaj është dënuar gjithsej 16 herë për vepra të ndryshme penale në Kosovë, për veprat penale si: lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, apo dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

"Kishin qenë vepra penale të lehta, kanë qenë të recizivizuara. Është një defekti institucional, sepse 16 vepra janë shumë, pavarësisht se janë të rënda, apo të lehta, në mënyrë që të evidentoheshin ngjarjet e rënda” , tha avokati Musa.

Avokati u shpreh besimplotë se për këtë rast drejtësia do të vihet në vend.

"Në këtë rast nuk mendoj se mund të mos bëhet drejtësi, në Kosovë ka procedura penale që aplikohen edhe në BE. Palës së dëmtuar, në çdo çështje penale, kodi i procedurës penale i garanton pavarësinë e plotë, të kërkojë prova, ka të drejtë të kërkojë dënim më të ashpër, ka të drejtë të paraqesë prova. Pavarësisht kësaj, drejtësia e Kosovës është ende e brishtë.”, u shpreh avokati Musa.