AKTUALITET, 7 Janar 2023, 17:29

Nëna hodhi foshnjën në lumë, reagon drejtori i Maternitetit të Shkodrës: 32-vjeçarja nuk kishte probleme të shëndetit mendor

Nëna hodhi foshnjën në lumë, reagon drejtori i Maternitetit

Një ngjarje e rëndë është zbuluar gjatë ditës së sotme, ku një 32-vjeçare nga Shkodra ka hedhur foshnjën e saj disa ditëshe në lumë.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka bërë që të reagojë edhe drejtori i Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni.

Halluni u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës. Më pas sipas tij, ajo ka kërkuar dorëzimin e foshnjës në shtëpinë e fëmijës, por më pas ka ndërruar mendje.

Në reagimin për media, ai ka shtuar se e reja nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat.

Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.

Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh.

Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës.

Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka deklaruar ai.