TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme vizitën zyrtare në Tokyo të Japonisë.
Vizita do ta zgjasë deri në datën 25 shkurt, ndërsa pritet që takimet e kryeministrit të jenë të shumta.
Deri më tani është bërë me dije se Rama është takuar me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rëndësi dhe me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë.
Ndërkohë në kuadër të kësaj vizite zyrtare, rrugët e Tokyos janë mbushur me flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe atë të Japonisë.
Pamjet i ka bërë publike në rrjetin e tij social “facebook” vetë kryeministri Rama.