AKTUALITET, 21 Shkurt 2023, 09:43

FOTOT/ Rama nis vizitën zyrtare në Japoni, takim me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar

FOTOT/ Rama nis vizitën zyrtare në Japoni, takim me Agjencinë

Kryeministri Edi Rama, ka nisur mëngjesin e sotëm vizitën e tij zyrtare në Japoni, e cila do të zgjasë deri më datë 25 shkurt.

Takimi i parë i kryeministrit ka qenë me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku u diskutuan një sërë projektesh me rendësi. Pamjet nga dita e parë e vizitës i ka bërë publike vetë kryeministri Rama në “Facebook”.

"MIRËMËNGJES dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë"- shkruan Rama.