AKTUALITET, 20 Shkurt 2023, 22:12

Dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia/ Gazetarja: Po mblidhen prova gjashtë muaj pas ngjarjes, hetim i korruptuar! Fillimisht tentuan ta fshihnin

Dhunimi i 22-vjeçares nga Kenia/ Gazetarja: Po mblidhen prova

Gazetarja Klodiana Lala e ka konsideruar një proces të korruptuar hetimin e zhvilluar për dhunimin dhe vdekjen e 22-vjeçares keniane, Joy Ayoko, ngjarje e ndodhur 6 muaj më parë në vendin tonë.

E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se ende pas 6 muajsh, grupi hetimor po vijon ende të mbledhë prova, kjo pasi kqyrja e vendit të ngjarjes nuk është bërë me seriozitetin e duhur.

Gazetarja përmendi një sërë provash të cilat mund të hedhin dritë mbi atë që ndodhi me të renë, si dhe ka ndritur pyetje që mund të jenë çelësi për t’iu përgjigjur pyetjes së përse autoritetet shqiptare fillimisht deshën të fshihnin ngjarjen.

Klodiana Lala: Hetim i korruptuar që në gjenezë. Media mori dijeni 3 muaj pasi ndodhi ngjarja. Policia shkeli të gjitha procedurat. Bajza kishte pasur një lidhje intime. Ishte sjellë nga Kenia për të punuar në një kazino, pastaj për shkak të lidhjes intime me një nga shoferët, është transferuar në një kazino tjetër. Ky djalë që kishte pasur konflikte me vajzën, u përdor nga oficerët e policisë gjyqësore për të bërë përkthimin në komentin që ndodhi ngjarja.

Para se Ayoko të gjendej në gjendje shumë të keqe shëndetësore, e masakruar në gjendje të tmerrshme, mikesha e saj Emili paraqitet në komisariatin nr. 1 deklaron se ka humbur kontaktet me shoqen e saj dhe ka treguar ngjarjen. Shoferi është përdorur si përkthyes në këtë rast.

Pyetja dhe përgjigja nuk kishin asnjë lidhje me njëra tjetrën. Kompania dhe administratorët nuk ishin marrë në pyetje. Dëshmitë e personave të tjerë ishin kontradiktore. Në një moment një shofer njëherë thoshte makina ishte plot dhe nuk e mbaj mend në ishte aty, dhe njëherë thoshte kisha vetëm 3 punonjës.

Policia nuk ka kryer detyrat thelbësore. Pasi bëra emisionin rezultoi se shenjat e gishtave nuk ishin marrë. Në derën e dhomës nuk ishin marrë një shishe uji, as shenjat e gishtave tek krevati i vajzës. Duket që ajo ka ndërruar rrobat e punës dhe po hante ushqim në krevat. Nga hetimi rezultoi se vajza nuk është hedhur nga dritarja e dhomës së saj sepse ishte me grilë të mbyllur. Pas eksperimentit ku u mor një kukull me gjatësinë dhe peshën e vajzës dhe rezultoi se kishte rënë një kuzhina e përbashkët, nga kati i tretë.

Mjeku, që është skandal më vete, nuk ka gjetur grilën e hekurit të hapnin derën dhe e kanë ngritur vajzën mbi skarën e hekurit, ndërsa ishte në grahmat e fundit të jetës. Nuk gjetën dot një darë të shqyenin një derë. Fakti që policia fshehu ngjarjen, e shoh si një ngjarje të vështirë për zbardhjen e të vërtetës. Momenti tjetër është që përkthyesi duhej të ishe zyrtar. Ata nuk janë kujdesuar as për një gjë të tillë.

Vajza punonte në një kazino. A ka interes një kazino që qarkullon miliona euro të flitet për këtë çështje? Policia është kthyer pas gjashtë muajsh, vetëm para 10 ditësh në dhomën e vajzës dhe ka gjetur tre fije floku të njerëzve të ndryshëm. Provat po mblidhen 6 muaj më pas. Hosteli ku ajo qëndronte është vetëm 500 metra pas një ambasade në Tiranës që ka kamera në të gjithë perimetrin. Aty dalin 2 persona. Prokuroria duhet të sqarojë nëse u dhunua dikush apo u dhunua diku tjetër edhe u hodh aty? Nëse u dhunua aty si ka mundësi që dhjetëra dëshmitarë nuk dëgjuan asgjë.