TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj mendon se në Shqipëri nuk mund të ketë rrotacion politik me zgjedhje, pasi "regjimi nuk mundet me votë".
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se Rama nuk ikën me zgjedhje, por gjithashtu deklaroi se "revolucionin" nuk mund ta bëjë Sali Berisha pasi nuk ka besueshmëri dhe Partia Demokratike është pjesë e sistemit.
"Cfarë kemi ne sot? Kemi dy ide në opozitë, një ide e revolucionit, që Rama nuk rrëzohet me votë. Kemi edhe një ide tjetër, që përfaqësohet nga Meta, që thotë duhet të futemi në zgjedhje. Kjo përfaqëson idenë e zgjidhjes brenda sistemit. Ideja e zgjidhjes brenda sistemit, është si rrëzimi i vitit 2005 të Fatos Nanos, që u rrëzua brenda sistemit. Ai e teproi, i ra mbështetja dhe u rrëzua brenda sistemit. Kështu ndodhi edhe në vitin 2013. Sistemi nuk u prek. Pikërisht me ata njerëz u ndërtua mbështetja për Rilindjen dhe oligarkia. A rrëzohet Rama brenda sistemit?
Rama e ka prishur sistemin, i ka marrë opozitës të gjithë mjetet për të patur rrotacion politik. Këtu është faji i Ramës, që e ka lënë zgjidhjen vetëm përballë revolucionit, një alternativë që nuk lidhet me zgjedhjet. Që kjo opozitë, të bëjë revolucion dhe të rrëzojë sistemin, nuk duhet të ketë lidhje me sistemin. Kjo opozitë është produkt dhe prodhues i sistemit.
Dyshoj që kjo opozitë të bëjë dot revolucionin. Nuk kemi një alternativë që njerëzit ta bësojnë për të bërë revolucionin.
Nuk e bën dot Sali Berisha. Flet dot Berisha për votën e lirë? Flet dot Berisha për oligarkët që i ka prodhuar vetë? Jo", deklaroi Abilekaj.