AKTUALITET, 21 Shkurt 2023, 08:40

Përplasen dy mjete në autostradën Fushë Krujë-Laç, lëndohen nënë e bijë

Përplasen dy mjete në autostradën Fushë

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç.

Sipas forcave blu, një automjet me drejtues personin me inicialet A.Z, ka përplasur mjetin me drejtues personin M.N. 

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N. Një 44-vjeçare dhe një 13-vjeçare janë lënduar mirëpo fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.