AKTUALITET, 26 Shkurt 2022, 12:55

Foto/ Me fëmijë, valixhe e kafshë në duar! Ukrainasit e parë mbërrijnë në Sllovaki e Hungari, parashikohet largimi i 4 milionë njerëzve

Foto/ Me fëmijë, valixhe e kafshë në duar! Ukrainasit e

Publikohen fotot e ukrainasve të parë që kanë mbërritur në Sllovaki dhe Hungari, mëngjesin e sotëm, pasi u larguan nga vendi i tyre, teksa Rusia nisi pushtimin.

Një krizë refugjatësh po zhvillohet me shpejtësi tashmë, ndërsa Kombet e Bashkuara theksojnë se 120 mijë ukrainas janë larguar deri më tani nga shtëpitë e tyre. Ky numër pritet të rritet në katër milionë, thotë OKB.

Ndërkohë, UNHCR vlerëson se 50 mijë njerëz janë në lëvizje për momentin, duke shkuar në jug në Moldavi, në perëndim drejt Rumanisë dhe në Hungari, Sllovaki e Poloni. Polonia ka rënë dakord të pranojë çdo refugjat ukrainas, që arrin në kufijtë e saj.