TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë një konference për shtyp në Shkodër, Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën që të mos cënojë zgjedhjet e 6 marsit në të kundërt do të përballet me revolta të mëdha.
“Së pari, ne jemi pjesë e e procesit zgjedhor. Do ta ndjekim me interes maksimal. Siç e shikoni, bëjmë një fushatë intensive në respekt të qytetarëve, të zgjedhësve dhe në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë me revolucionin tonë paqesor demokratik. Ne i konsiderojmë këto zgjedhje, stad i revolucionit paqësor demokratik. Nuk kam kundërshtuar kurrë dhe s’do të kundërshtoj kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë; ka kundërshtuar, por me efiçensë, rezultatet që kanë dalë nga dhunimi i votës dhe në rast se ju kujtohet në vitin 2001, raporti i ODIHR u përmbys për shkak të dokumentacionit të shumë që paraqitën ne dhe e shkroi vetë ODIHR që opozita paraqite dokumente të pakundërshtueshme për ç’ka e ndryshoi raportin”, tha Berisha.