TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër në një takim me qytetarët ku u fol për nismën e Këshillimit Kombëtar por dhe per pyetjen qe ka lidhje me ndalimin e ushtrimit te detyres per gjyqtaret qe jane ne hetim per shkelje flagrante te ligjit.
“Sot ligji është që nëse konstatohet shkekjet flagrante për këta nis hetim e në përfundim ata përjashtohen nga sistemi, por për sa kohe janë në hetim ata punojnë. Këtu pyetja që shtrohet është a duhen pezulluar automatikisht, pra jo të hiqen pa hetim por ti ndalohet e drejta e ushtrimit të detyrës deri kur të përfudnojë hetimi e këtë ndalim të drejtës ta bëjën këto institucione që e bëjnë sot.
Kjo cështje është diskutuar dhe kur është bërë reforma në drejtësi ka pasur kundër e pro e në fund ka mbetur që nuk pezullohen nga detyra, por me ca po na shohin sytë e ca po na degjojne veshtet me këta që janë të mallkuar realisht këta nuk ndalen e për këtë arsye ne jemi në këtë dilemë ta marrim vendimin që këta të ndalen”, tha kryeministri.
Ajo që shtrojmë është cështja që edhe nëse askush këtu s’ka pas probleme të drejtpërdrejta me sistemin, por ka ndjekur raste flagrante vendime që deri kanë arritur të trondisin opinionin publike vendime gjyqtarët që lirojnë një vrasës serial që pasi ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm pak nga pak i ulet dënimi deri sa del jashtë fare.
Ajo që ka rezultuar është që këta gjykatës…se ka raste të tjera po kaq flagrante në dëm të qytetarëve që nuk dalin në televizor, grabitje pronash sy për sy, këta janë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vetingun e janë në radhë e që e dinë që nuk e kalojnë dot se janë të zhytur deri në grykë.
Sot ligji është që nëse konstatohet shkekjet flagrante për këta nis hetim e në përfundim ata përjashtohen nga sistemi, por për sa kohe janë në hetim ata punojnë. Këtu pyetja që shtrohet është a duhen pezulluar automatikisht, pra jo të hiqen pa hetim por ti ndalohet e drejta e ushtrimit të detyrës deri kur të përfudnojë hetimi e këtë ndalim të drejtës ta bëjën këto institucione që e bëjnë sot.
Kjo cështje është diskutuar dhe kur është bërë reforma në drejtësi ka pasur kundër e pro e në fund ka mbetur që nuk pezullohen nga detyra, por me ca po na shohin sytë e ca po na degjojne veshtet me këta që janë të mallkuar realisht këta nuk ndalen e për këtë arsye ne jemi në këtë dilemë ta marrim vendimin që këta të ndalen.
Do thoni pse nuk e merrni vet, ky është një nga ato vendime që na intereson mbështetja e qytetarëve dhe si një prove që vendimi buron nga nevoja e madhe per drejtësi e publikut.
Këto dilema i përballim dhe me partnerët që shpesh vijnë e flasin jo gabim por pa marrë parasysh që ne jetojmë këtu e do jetojmë këtu ata vijnë e ikin kurse ne i vuajmë në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e gjërave që ndodhin këtu. Apo i përfitojmë drejtpërdrejt nga vendime që mund të duken të vështira.